Gaza: Vdes nga uria akademiku palestinez Omar Harb, viktimë e bllokadës izraelite

by informim peje

Akademiku, shkrimtari dhe poeti palestinez Omar Harb ka ndërruar jetë si pasojë e kequshqyerjes në enklavën e Gazës, e cila përballet me një bllokadë disa mujore izraelite që ka shkaktuar krizë humanitare të thellë. Lajmi është raportuar nga mediat lokale palestineze.

Në javët e fundit, shëndeti i Harbit ishte përkeqësuar ndjeshëm. Në një intervistë të dhënë për Al Jazeerën, ai kishte treguar se para fillimit të konfliktit në tetor 2023 peshonte rreth 120 kilogramë, ndërsa tani pesha e tij kishte rënë në më pak se 40 kilogramë.

banner

Në intervistën e fundit, dhënë tre javë para vdekjes, akademiku përshkroi vuajtjet e tij duke u lutur për ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore, të cilat nuk i mori kurrë. Ai kërkoi gjithashtu një karrocë të re për personat me aftësi të kufizuara.

“Kam parë fotografitë e mia para dhe pas luftës dhe mendoj: si është e mundur që njeriu të arrijë deri këtu? Nuk e di pse jemi në këtë pikë. Njerëzit po vuajnë, dhe askush nuk i kushton vëmendje kësaj vuajtjeje”, u shpreh ai.

Tragjedia personale e Harbit ishte edhe më e madhe, pasi gjatë luftës humbi të paktën 26 anëtarë të familjes së tij, përfshirë bashkëshorten, fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Sipas organizatave humanitare, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga uria në Gaza ka arritur në 370, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë, gra dhe persona të moshuar.

Megjithëse Harbit i ishte thënë se do të evakuohej gjatë Ramazanit të vitit të kaluar, ai më pas mori njoftim se emri i tij nuk ishte në listë, duke e lënë atë të bllokuar në zonën e konfliktit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy