Hungaria sfidon BE-në: Blejmë naftë ruse hapur, të tjerët e bëjnë fshehurazi

by engel

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka deklaruar publikisht se vendi i tij vazhdon të blejë naftë nga Rusia, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri ekonomike dhe jo si zgjedhje politike.

“Hungaria blen naftë ruse hapur sepse nuk ka zgjidhje tjetër, ndërsa disa vende evropiane e blejnë atë fshehurazi përmes kanaleve alternative sepse është më e lirë,” tha ai, duke kritikuar hipokrizinë e disa shteteve anëtare të BE-së.

banner

Szijjártó theksoi se Hungaria dhe Sllovakia shpesh kritikohen publikisht për marrëdhëniet energjetike me Moskën, ndërkohë që vende të tjera importojnë naftë ruse në heshtje, përmes rrugëve të Azisë.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi me pasoja tregtare çdo vend që vazhdon bashkëpunimin energjetik me Rusinë.

Në skenen e tensioneve gjeopolitike, Hungaria dhe Sllovakia shihen si dy nga aleatët e fundit të Rusisë brenda Evropës.

Por presioni ndërkombëtar po rritet, me mesazhe të qarta se vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së duhet të përcaktojnë qartë orientimin e tyre strategjik: me strukturat perëndimore apo me Kremlinin.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi koherencën e politikave energjetike të BE-së dhe transparencën e marrëdhënieve tregtare me Rusinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy