KLINË/ Qytetari e gjen kuletën me rreth 2 mijë euro dhe e dorëzon në Polici, gjendet personi që i kishte humbur

by Nexhat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 04.09.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Ilir Tunaj i cili nё parkingun e njё marketi nё Klinё, e kishte gjetur njё qantё nё tё cilën kishte njё kuletё, dhe nё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e tetëqind e shtatëdhjetë (1870) euro.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor i është kthyer kuleta sё bashku me të holla.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy