Maliqi: Kosova do të këndellet kur kufiri me Shqipërinë të bëhet kufi me BE-në

by informim peje

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar zhvillimet aktuale politike dhe orientimin strategjik të Kosovës, duke ofruar një analizë të ashpër mbi situatën e brendshme dhe perceptimin nacionalist që, sipas tij, po e dëmton vendin.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Maliqi thotë se momenti i kthjelljes për shoqërinë kosovare do të vijë kur kufiri me Shqipërinë të shndërrohet në kufi me Bashkimin Evropian.

banner

“Pjesa racionale e trunit po më thotë se momenti i kthjelljes ka me qenë kur kufini me Shqipninë të na bëhet kufi me BE-në, edhe kur i dehuni me nacionalizëm folklorik VViagra ta kuptojë se ma lehtë është me e kalu kufinin ose me bâ biznes me Serbinë e boshtit kinezo-rus se sa me Shqipërinë mesdhetaro-evropiane”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Maliqi shpreh dyshime se edhe një realitet i tillë nuk do të mjaftojë për të trazuar vetëdijen kolektive në Kosovë:

“Pjesa edhe ma racionale e trunit po më thotë se as ky moment s’ka me ia lanë shenjë kësaj shoqërie me tendenca impotente, madje veç ka me ia ushqy atë ndjenjën e rahatisë e të qenit viktimë! Mule mandej me e gjetë fajtorin e radhës, me lypë gajret në naj ideologji apo fe, me bâ plane për emigrim, që dikur me e shfrytëzu Kosovën thjesht si vend për pushime verore”, përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy