Mitrovicë: Shpërthim në një lokal në Shipol – Policia konfirmon dëmet materiale

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

banner

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit, mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy