SHBA dhe OKB diskutojnë planin për rindërtimin e Gazës, në fokus çarmatimi i Hamasit dhe shmangia e krizës diplomatike

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë duke përgatitur një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës, i cili pritet të prezantohet përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi është të shmanget mbingarkesa e debatit në arenën ndërkombëtare me polemikat për njohjen e shtetësisë palestineze.

Sipas burimeve të The Guardian, plani përfshin krijimin e një qeverie kujdestare njëvjeçare në Gaza, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi, çarmatimin e Hamasit dhe refuzimin e deportimit masiv të palestinezëve.

banner

Plani është diskutuar nga vetë Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe mbështetet nga Shtëpia e Bardhë. Ai pritet të marrë miratimin zyrtar të OKB-së, ndërsa përgatitjet për prezantimin e tij në Nju Jork janë në fazë të avancuar.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Belgjika dhe Malta pritet të njohin zyrtarisht Shtetin e Palestinës më 22 shtator, gjatë një konference paralele me Asamblenë e Përgjithshme. Megjithatë, Londra ka sinjalizuar rezervat e saj, duke lënë të kuptohet se një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit do të ishte parakusht për këtë njohje – një skenar që për momentin duket i pamundur, pasi qeveria izraelite ka deklaruar se synon të pushtojë Qytetin e Gazës dhe ka refuzuar çdo formë kompromisi.

Dy pikat më të debatueshme të planit mbeten çarmatimi i Hamasit, që është një kërkesë thelbësore për vendet perëndimore, dhe mundësia që individë me lidhje të kaluara me Hamasin ose terrorizmin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme palestineze.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot, deklaroi se Autoriteti Palestinez është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor brenda një viti nga arritja e një armëpushimi. Deri atëherë, territori palestinez do të qeveriset nga një strukturë e përkohshme ekzekutive

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy