Sllovenia tërheq nga tregu specat e kuq shqiptarë për shkak të niveleve të larta të pesticideve

by informim peje

Kompania sllovene Geaprodukt ka nisur tërheqjen nga tregu të specave të kuq të importuar nga Shqipëria, pas zbulimit të niveleve të tejkalura të pesticideve të rrezikshme si acetamiprid, formetanat dhe flonikamid.

Sipas mediave sllovene, specat e kuq të etiketuar me numrin 3505, të sjellë në tregun slloven nga kompania “Geaprodukt” në Lubjanë, paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

banner

Autoriteti Slloven i Sigurisë Ushqimore (UVHVVR) bëri të ditur se analizat kanë konstatuar prezencë të niveleve të larta të këtyre pesticideve në produkt, duke tejkaluar kufijtë maksimalë të lejuar.

Kompania ka paralajmëruar konsumatorët që nëse kanë këtë spec në shtëpi, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin e shitjes për rimbursim.

Ekspertët njoftojnë se kombinimi i këtyre kimikateve mund të shkaktojë probleme akute shëndetësore si të përziera, dhimbje koke dhe çrregullime të tretjes, duke paraqitur një rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

Autoritetet sllovene po vazhdojnë monitorimin dhe masat për të siguruar që produktet e kontaminuara të hiqen nga tregu sa më shpejt të jetë e mundur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy