Trajneri i futbollit, Jusuf Tortoshi, ka thënë ka shumë për t`u analizuar te ndeshja e Kosovës me Zvicrën.
Kosova ka nisur me humbje të thellë fushatën kualifikuese për Botërorin e vitit 2026. Të premten në Basel, “Dardanët” janë mposhtur nga Zvicra me rezultat 4-0.
“Kjo ndeshje lë shumë për ta analizuar. Ne nuk arritëm që ta mbajmë topin më shumë se dy-tre sekonda. Golat erdhën nga gabimet individuale të lojtarëve. Çdo gjë përfundoi në pjesën e parë”, është shprehur Tortoshi/RTK

