Uka hedh dyshime: Prokurori i Hagës u infiltrua si gardian për të mbledhur informacione

by informim peje

Aktivistja, e cila është e zëshme në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Elena Uka, ka hedhur dyshime mbi figurën e John Devaney, ish-gardianit të burgut në Scheveningen, i cili sot përfaqëson akuzën si prokuror në Hagë.

Sipas saj, Devaney nuk ka qenë kurrë roje e thjeshtë, por që nga viti 2020 ka ushtruar funksionin e prokurorit, duke u paraqitur si gardian vetëm për të mbledhur informacione nga Hashim Thaçi dhe të tjerët.

banner

“U paraqit si roje, por ishte gjithmonë prokuror. Kjo është shumë më e rrezikshme, sepse kemi të bëjmë me një infiltruar brenda paraburgimit. Një jurist i diplomuar në drejtësi nuk do të degradohej kurrë duke u rekrutuar si roje, për t’u ngritur më pas prokuror,” theksoi Uka.

Ajo shtoi se e kujton qartë momentin kur ish-presidenti Thaçi ngriti dorën dhe foli për këtë çështje, por seanca u mbyll dhe u shpall private. “Vetëm tani, pas transkriptimit, po kuptojmë se çka ka ndodhur në të vërtetë,” tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy