22-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale, gjendet pa jetë pas tre ditësh kërkimesh

by jonzefaj

Një ngjarje që tronditi opinionin publik në Brazil, pas gjetjes së trupit të influencueses së njohur Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22 vjeç.

Ajo ishte zhdukur tre ditë më parë nga zona e Jaguara Dam, pranë São Paulo, ku kishte dalë për një ditë argëtimi me miqtë e saj me jet ski.

banner

Jaqueline nuk u kthye më pas daljes së saj, duke alarmuar familjen dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Pas kërkimeve intensive nga autoritetet dhe ekipet e shpëtimit, trupi i saj u gjet në ujërat e damit, duke tronditur të gjithë komunitetin.

Fillimisht u mendua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për “vdekje të dyshimtë”. Kjo për shkak se dëshmitë e miqve që ishin me të në ditën e ngjarjes nuk përputhen dhe ngrejnë dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj.

Jaqueline njihej për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, ku me energjinë dhe stilin e lirshëm të jetës kishte fituar një numër të madh ndjekësish. Vdekja e saj e papritur ka shkaktuar shumë pyetje dhe dhimbje, sidomos te familja dhe komuniteti i saj online.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje misterioze dhe tragjike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy