Haradinaj uron 26-vjetorin e Policisë së Kosovës: Një nga arritjet më të mëdha të shtetit

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të themelimit, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha të shtetit.

Në një shkrim publik, Haradinaj tha se Policia e Kosovës është shembull edhe për vendet e rajonit, falë përkushtimit dhe guximit që pjesëtarët e saj kanë dëshmuar gjatë viteve në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së rendit publik.

banner

“Është detyrë e shtetit që t’u krijojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë e fisnik që mbajnë,” tha Haradinaj, duke shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e këtij institucioni.

Ai gjithashtu nderoi me respekt të veçantë policët që kanë rënë në krye të detyrës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet pjesë e historisë së shtetit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy