Imri Ahmeti mirënjohës ndaj përkushtimit dhe energjisë rinore – Tubim madhështor me rininë e Lipjanit (FOTO)

by engel

Oborri i palestrës së qytetit u mbush mbrëmjen e së premtes me entuziazmin dhe energjinë e rinisë lipjanase, në një tubim që shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në fushatën e kryetarit aktual dhe kandidatit për kryetar, Imri Ahmeti.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe dinamike, Ahmeti falënderoi Forumin e Rinisë për angazhimin e palëkundur dhe përkushtimin që, sipas tij, po shndërrohet çdo ditë në vepra konkrete për të ardhmen e Lipjanit.

banner

“Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit dhe motivi ynë për të vazhduar me forcë e përgjegjësi të lartë drejt zhvillimit të vendit tonë,” u shpreh ai.

Ahmeti theksoi se data 12 tetor do të jetë vendimtare për të ardhmen e qytetit, duke e cilësuar zërin e rinisë si faktor kyç në ndërtimin e një Lipjani ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë. “Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje.

Në fjalën e tij, Ahmeti vuri në dukje se energjia e rinisë është jo vetëm simbol i gjallërisë qytetare, por edhe motor i zhvillimit të qëndrueshëm. Ai premtoi se mbështetja për të rinjtë do të mbetet prioritet në mandatin e ardhshëm, duke përfshirë investime në arsim, punësim dhe hapësira për inovacion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy