KFOR shënon Ditën Ndërkombëtare në Prishtinë (VIDEO)

by engel

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare me një aktivitet të organizuar në selinë e tij, në Camp Film City.

Në këtë ngjarje morën pjesë ushtarakë dhe civilë nga 33 shtetet kontribuuese në mision – anëtare të NATO-s dhe vende partnere – së bashku me stafin lokal dhe familjet e tyre.

banner

“Është një udhëtim që mund ta bëjmë pa hipur në avion – një shëtitje rreth botës që e përjetojmë së bashku, këtu në një ditë plot gëzim, ku shpalosen kulturat, traditat dhe pasioni i kontingjenteve që përbëjnë KFOR-in,” tha komandanti i misionit, gjenerali Barduani, gjatë fjalimit të tij para pjesëmarrësve.

Dita Ndërkombëtare, sipas KFOR-it, pasqyron angazhimin e përhershëm për unitet, gjithëpërfshirje dhe respekt të ndërsjellë mes komponentëve ushtarakë, civilë dhe stafit lokal, në përputhje me moton e KFOR-XXIX: Unitas Omnia Vincit – “Bashkimi i tejkalon të gjitha”.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim të ligjit (EULEX).

Linku per te shikuar videon: https://www.facebook.com/share/r/1E2wJQYp6R/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy