KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, mbi 2 milionë me të drejtë vote!

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka miratuar një sërë rekomandimesh lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë mbledhje, KQZ ka certifikuar Listën e Votuesve, e cila përfshin 2 milionë e 69 mijë e 99 shtetas të Kosovës me të drejtë vote.

banner

Po ashtu, u miratua rekomandimi për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve dhe të ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

KQZ vendosi gjithashtu për numrin maksimal të votuesve në vendvotime: në zonat urbane deri në 950 votues, ndërsa në ato rurale deri në 999. U caktua edhe numri i vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht.

Me këto vendime, KQZ tha se po krijohen kushtet për një proces zgjedhor të rregullt dhe të organizuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy