Macron, lideri i parë i huaj që mban fjalim në 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë

by engel

Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë mysafir nderi në festimet për 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, që do të mbahen më 3 tetor në landin Saarland.

Macron pritet të mbajë një fjalim në Sallën e Kongreseve në Saarbrücken, ku do të jenë të pranishëm rreth 900 të ftuar nga politika, biznesi, feja dhe shoqëria civile. Ai do të jetë udhëheqësi i parë i huaj që flet në këtë ceremoni pas më shumë se dy dekadash.

banner

“Kjo padyshim do të jetë një nga Ditët e Bashkimit Gjerman më europiane që kemi pasur ndonjëherë,” tha Anke Rehlinger, kryeministrja e Saarlandit dhe presidente e Bundesratit, dhoma e lartë e parlamentit gjerman.

Padyshim, në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

Ribashkimi i Gjermanisë më 1990 erdhi pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, duke i dhënë fund ndarjes së vendit për më shumë se katër dekada gjatë Luftës së Ftohtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy