Raport i ri në SHBA: Paracetamol gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm

by jonzefaj

Një raport i ri nga autoritetet shëndetësore amerikane, që pritet të publikohet brenda shtatorit, ka gjasa të ndezë debat të fortë mbi përdorimin e disa medikamenteve gjatë shtatzënisë.

Sipas një raportimi të Wall Street Journal, dokumenti në fjalë lidhet me përdorimin e qetësuesit të njohur Tylenol (paracetamol/acetaminofen) nga gratë shtatzëna dhe një rritje të mundshme të rrezikut për zhvillimin e autizmit tek fëmijët. Raporti gjithashtu thekson rolin e rëndësishëm të acidit folik gjatë shtatzënisë, duke paralajmëruar se mungesa e tij mund të jetë një faktor tjetër rreziku për autizmin.

banner

Ndërkohë, forma aktive biologjike e tij, acidi folinik (i njohur edhe si leukovorina), mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të këtij çrregullimi. Këto gjetje vijnë në një moment politikisht të ndjeshëm për Sekretarin amerikan të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i cili u përball këtë javë me kritika në Senat për shkurtimet buxhetore që prekin projektet mbi teknologjinë mRNA.

Ndërsa Tylenoli është një nga medikamentet më të përdorura gjatë shtatzënisë, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) vazhdon të këshillojë përdorimin e tij vetëm pas konsultës me mjekun. Raporti mund të ketë ndikim të gjerë në politikat e shëndetit publik dhe të ringjallë debatet mbi sigurinë e medikamenteve gjatë shtatzënisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy