Sali Rexhaj, analist dhe aktivist i çështjes kombëtare
Kur një pushtet i mohon komunitetit serb të drejtën e përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit, atëherë duhet të ketë guximin të pranojë edhe pasojën: një yll më pak në flamurin e Kosovës. Çdo yll në atë flamur nuk është thjesht zbukurim, por simbol i një të drejte të fituar me shumë mund dhe sakrifica.
Kjo është matematikë elementare, por pushteti aktual – duke shfrytëzuar mashtrimin dhe manipulimin – e orienton vëmendjen e publikut tek demagogjia politike, në vend se të respektojë barazinë kushtetuese. Një qasje e tillë, sipas autorit, rrezikon legjitimitetin e institucioneve dhe harmoninë e shoqërisë.
Në këtë kontekst, Rexhaj kujton fjalët e Thomas Jefferson-it:
“Nëse dëshiron t’i fitosh zgjedhjet me çdo kusht, mashtro budallenjtë, sepse ata janë shumicë në çdo popull.”
Sipas tij, ky është realiteti politik që po e përjeton Kosova sot – një pushtet që përmes manipulimeve të vazhdueshme përpiqet të mbajë kontrollin, duke sakrifikuar parimet mbi të cilat është ngritur shteti.