Tetë oficerë sigurie janë vrarë dhe disa punëtorë kinezë janë rrëmbyer pas një sulmi të armatosur në shtetin Edo, në jug të Nigerisë. Lajmin e konfirmoi të shtunën një zëdhënës i Korpusit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile të Nigerisë (NSCDC).
Incidenti ndodhi të premten, kur persona të armatosur sulmuan oficerët e NSCDC-së dhe një grup punëtorësh kinezë që ishin të angazhuar pranë kompanisë lokale BUA Cement.
Zëdhënësi i NSCDC-së, Afolabi Babawale, tha se katër punëtorë kinezë u rrëmbyen gjatë sulmit, por më vonë u shpëtuan, ndërsa një punëtor tjetër vijon të figurojë i zhdukur. Ai konfirmoi gjithashtu se tetë oficerë humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.
Nigeria prej vitesh përballet me sulme të grupeve të armatosura, kryesisht në veriun e vendit, por bandat e rrëmbimit veprojnë edhe në jug, duke pasur si objektiv civilët dhe punëtorët e huaj.