Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Shtetet që ndalojnë padrejtësisht amerikanët do të ndëshkohen rëndë

by engel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që vendos një kornizë të re ndëshkimi për vendet që ndalojnë padrejtësisht qytetarë amerikanë.

Dokumenti përcakton kategorinë e re “shtet sponsor i ndalimit të padrejtë”, e cila i jep administratës mjetet ligjore për të penalizuar qeveri apo entitete që shfrytëzojnë amerikanët si mjet presioni politik. Vendimet për cilat shtete do të futen në këtë listë do të merren nga Sekretari i Shtetit, raportoi CNN.

banner

“Çdo aktor që përdor një amerikan si monedhë pazari do të përballet me pasoja të rënda – përfshirë sanksione ekonomike, kufizime vizash, ndërprerje të ndihmës së huaj dhe kufizime udhëtimi për qytetarët amerikanë,” deklaroi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe pse administrata nuk bëri publik asnjë emër konkret, vende si Venezuela, Rusia, Irani, Kina dhe Afganistani janë të njohura për raste të ndalimeve arbitrare ndaj qytetarëve amerikanë. Aktualisht, amerikanë të shpallur si të ndaluar padrejtësisht mbahen në Rusi dhe Afganistan, ndërsa raste të ngjashme ekzistojnë edhe në Iran dhe Kinë.

Një zyrtar i lartë i administratës paralajmëroi se masat mund të përfshijnë edhe ndalime udhëtimi për amerikanët drejt vendeve të përcaktuara, njësoj si ndalesa aktuale për Korenë e Veriut.

Përcaktimi i ri nuk kufizohet vetëm te qeveritë e njohura ndërkombëtarisht. Ai do të zbatohet edhe për grupe që kontrollojnë territore të mëdha, siç janë talebanët në Afganistan, të cilët mbajnë ende në paraburgim amerikanin Mahmood Habibi.

Sipas një zyrtari të administratës, ky urdhër ekzekutiv është një “zgjerim i kutisë së mjeteve ndëshkuese”, duke e bërë të qartë se nuk është e nevojshme mbështetja e terrorizmit ndërkombëtar për t’u përballur me sanksione: “Mjafton të shfrytëzosh padrejtësisht qytetarët tanë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy