Uran Ismaili: Kryeqyteti nuk duhet të mbetet në errësirë – siguri dhe infrastrukturë moderne për Prishtinën

by engel

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka shpalosur zotimet e tij për kryeqytetin, duke e vënë theksin tek siguria publike dhe infrastruktura.

Në një reagim publik, Ismaili tha se Prishtina ka nevojë për një transformim rrënjësor, duke e cilësuar “të papranueshme që qyteti të mbetet në errësirë”.
“Një kryeqytet në errësirë nuk i shërben askujt. Do ta kthejmë sigurinë në qytet 24/7 me 1,000 rrugë shtesë me ndriçim, 450 kilometra trotuare të reja, 5,000 qen endacakë të trajtuar në mënyrë humane dhe 200 oficerë të trajnuar të sigurisë nëpër shkolla,” ka deklaruar ai.

banner

Sipas kandidatit të PDK-së, këto masa do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke ofruar më shumë ndriçim, më shumë hapësirë për këmbësorë, trajtim të përgjegjshëm për kafshët endacake dhe siguri të shtuar në ambientet shkollore.

“Koha është për Prishtinën,” përfundon Uran Ismaili, duke e shpalosur këtë si moton e tij elektorale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy