Bosnje dhe Hercegovina është eliminuar nga Kampionati Evropian i basketbollit pas humbjes së sotme 80-72 ndaj Polonisë.
Bosnja arriti të fitonte çerekun e parë 23-14, teksa pjesa e parë u mbyll 44-40 për kombëtaren ballkanase,
Në fundin e çerekut të tretë Polonia mori kryesimin 62-61, duke e mbyllur pastaj takimin 80-72.
Polonia në çerekfinale do të përballet me Turqinë e Kenan Spahiut dhe Erxhan Osmanit.
Për Bosnjën ishte një kampanjë e suksesshme ku spikatën fitoret me Greqinë dhe Gjeorgjinë në fazën e grupeve.

