Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të dielën nga Shtëpia e Bardhë se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të konfliktit në Ukrainë.
“Jemi të përgatitur për një raund të ri masash ndaj Rusisë, nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon,” u shpreh Trump në deklaratën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sanksioneve të reja.
Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar, sidomos ditën e sotme, kur mbi 800 dronë rusë goditën Ukrainën dhe kur diplomacia ndërkombëtare përpiqet të gjejë një rrugëdalje për konfliktin që vijon prej gati katër vitesh
Reporter: Are you ready for the second phase of sanctions against Russia?
— Acyn (@Acyn) September 7, 2025
Trump: I am pic.twitter.com/GcTtCaIc7Q