Rusia godet ndërtesën kryesore të Qeverisë ukrainase

by Nexhat

Një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka thënë se një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.

banner

“Për herë të parë, ndërtesa e Qeverisë, çatia dhe katet e sipërme janë dëmtuar për shkak të një sulmi armik. Ekipet e shpëtimit po e shuajnë zjarrin”, është shprehur ajo.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, thotë se ndërtesa qeveritare ishte në flakë si rezultat i një sulmi me dron, raporton BBC,

“Ndërtesa ndodhet në lagjen qendrore Pecherskyi”, ka shkruar Klitschko në një postim në Telegram.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy