Arrestohet zyrtari në Mitrovicë të Jugut për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Mitrovicës së Jugut nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas njoftimit, hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të një informate për parregullsi në një kontratë të subvencionimit. Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me ndërhyrjen e kundërligjshme në vlerën e kontratës, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik.

banner

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Policia e Kosovës ka theksuar se, në bashkëpunim me autoritetet tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimeve që dëmtojnë interesin publik dhe buxhetin e shtetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy