Kosova përballet me Suedinë pa Rashicën, Zhegrovën dhe Rrahmanin

by engel

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Suedisë, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Pas humbjes 4-0 në transfertë ndaj Zvicrës, “Dardanët” synojnë të rikthehen me një paraqitje pozitive para tifozëve të tyre.

Megjithatë, përzgjedhësi Franco Foda do të përballet me tri mungesa të rëndësishme. Milot Rashica nuk është rikuperuar ende nga lëndimi, ndërsa Edon Zhegrova është liruar për shkak të transferimit te skuadra italiane Juventus.

banner

Humbja më e madhe për Kosovën mbetet mungesa e kapitenit Amir Rrahmani, i cili pësoi lëndim gjatë sfidës ndaj Zvicrës dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë sonte.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë nis në ora 20:45, ku “Dardanët” do të kërkojnë pikët e para në këtë cikël kualifikues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy