Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku forcat e shumta të policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa.
Sipas burimeve të Euronews Albania, gjatë aksionit janë arrestuar rreth 40 persona, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni, i cili u zhvillua në disa lagje të qytetit, është pjesë e goditjes së grupeve kriminale që dyshohet se merren me shpërndarjen e drogës dhe armëve.
Autoritetet ligjzbatuese pritet të dalin me një njoftim zyrtar gjatë ditës, ku do të bëhen publike të dhënat e plota të këtij aksioni.