Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se për herë të parë nënat që janë pjesë e skemave sociale do të përfitojnë nga një mbështetje direkte prej 500 eurosh nga Komuna e Prishtinës.
Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar këtë masë si pjesë të qasjes së tij për një Prishtinë më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse.
“Për herë të parë nënat që janë pjesë e skemave sociale marrin 500 euro mbështetje direkte nga komuna. Prishtina përtej përhajrit”, tha Rama në njoftimin e tij.
Kjo masë vjen si pjesë e politikave sociale të Komunës së Prishtinës për të lehtësuar gjendjen ekonomike të familjeve në nevojë dhe për të forcuar mbështetjen për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.