Shkodra përgjaket nga atentati, Berisha: Vrasësi u arrestua dy vite më parë për bashkëpunim në krim, por u lirua, qyteti sundohet nga krimi dhe bandat!

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, një prej të cilëve një kamariere shërbimi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi ngjarjen si “masakra e rradhës”, duke vënë në dukje se breshëritë e armëve u qëlluan në mes të qytetit, brenda një kafeneje, duke marrë jetën e dy personave dhe plagosur rëndë të tjerë

banner

Ai theksoi se autori i dyshuar është një person i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim, por që u lirua nga drejtësia, për të vijuar aktivitetin e tij kriminal.

Berisha akuzoi atë që e quajti “narkoqeveri” për mbështetjen që, sipas tij, i jep krimit dhe bandave në Shkodër, duke përmendur se qytetin e sundojnë vetgjyqësia, hakmarrja dhe krimi i organizuar. Ai shprehu dënimin e tij të fortë për “qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy