Dhjami në bark plak zemrën para kohe – ja pse është më i rrezikshëm te meshkujt

by informim peje

Pjesa dhjamore në zonën abdominale ndikon drejtpërdrejt në plakjen e parakohshme të zemrës. Sipas mjekëve, nuk bëhet fjalë vetëm për ndikimin estetik, por për një rrezik real që mbipesha — madje edhe e lehtë — në bark paraqet rrezik për shëndetin kardiovaskular.

Ndryshe nga yndyrnat që tek gratë grumbullohen kryesisht në zonën mes trungut dhe këmbëve — një shpërndarje që konsiderohet tregues i një gjendjeje të mirë shëndetësore dhe i niveleve të qëndrueshme të estrogjenit — dhjami që grumbullohet thellë në bark është shumë më problematik.

banner

Studimet tregojnë se tek ata persona ku yndyra depozitohet në nivel të thellë, ka një prani të vazhdueshme të inflamacionit pranë organeve të brendshme, përfshirë edhe zemrën. Pikërisht kjo shtresë e “padukshme” e yndyrës është më e dëmshmja, pasi çon në probleme të fshehura që nuk identifikohen menjëherë.

Tek meshkujt, prania e barkut është identifikuar si një faktor i qartë për plakjen e përshpejtuar të zemrës dhe funksioneve të saj. Në të kundërt, tek gratë me trup në formë “dardhe”, shpërndarja e yndyrës ka efekt mbrojtës, për sa kohë që nuk është e tepërt.

Sipas njërit prej autorëve të studimit, më e rëndësishme sesa sasia totale e yndyrës në trup është lokalizimi i saj. Dhe dhjami i thellë në zonën abdominale është një nga faktorët më të rrezikshëm për zemrën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy