Të martën në vendin tonë pritet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.
Në rajonin e Gjakovës, pritet që herë pas here të jetë e fuqishme, me shpejtësi që varion nga 17 deri në 49 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlerat nga 30 deri në 33°C.

