Imri Ahmeti me qytetarët e Lipjanit: Kemi plan konkret për 4 vitet e ardhshme

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e komunës, ku u diskutua për projektet që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Ai tha se janë identifikuar me saktësi nevojat e qytetit dhe janë projektuar mundësitë buxhetore për të financuar projektet madhore. Sipas tij, plani i komunës përfshin projekte të qarta dhe të mbështetura me arsyeshmëri financiare të qëndrueshme.

banner

“Lipjani tashmë është përtej fjalëve, është një qytet që rritet dita-ditës, që po bëhet gjithnjë e më atraktiv dhe konkurrues me qytetet e tjera të Kosovës. Ne nuk premtojmë bosh, por me punë të përkushtuar po ndërtojmë Lipjanin që e duam”, deklaroi Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy