Rashica mbetet te Beshiktashi për sezonin 2025/26, klubi turk ndryshon mendim

by jonzefaj

Milot Rashica, megjithatë do të mbetet pjesë e skuadrës së Beshiktashit për sezonin 2025/26, kanë raportuar mediumet turke të martën.

Mësohet se përkundër interesimit nga disa klube tjera, drejtuesit e Beshiktashit vendosën ta mbajnë Rashicën pasi vlerësuan kushtet e kontratës së tij.

banner

Sulmuesi i Kosovës ishte në listën e transferimeve dhe te Beshiktashi shpresonin që ta shisnin këtë verë, pasi Rashica nuk bënte pjesë në planet e klubit.

Për kartonin e Rashicës, ekipi turk kërkonte të paktën 10 milionë euro kurse interesim për transferimin e tij, kishin shprehur klubet nga Turqia, Italia, Gjermania e Greqia.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip që iu bashkua në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar 1 gol në 4 paraqitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy