Serbia arreston një 77-vjeçar nga Kosova me pretendime për krime lufte në Podujevë

by engel

Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, me inicialet H.H., në pikëkalimin kufitar të Merdares, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999 në Podujevë.

I dyshuari, 77 vjeç, është vendosur në paraburgim për 48 orë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

banner

Sipas deklaratës zyrtare, H.H. akuzohet se në qershor të vitit 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kryer vrasjen me armë zjarri të një civili serb në qytetin e Podujevës. Ministria serbe ka paralajmëruar ngritjen e kallëzimit penal ndaj të dyshuarit dhe referimin e rastit në Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte.

Arrestimi i H.H. vjen në një periudhë kur autoritetet serbe kanë intensifikuar ndalimet e shtetasve kosovarë në pikat kufitare, shpesh me pretendime për përfshirje në krime lufte.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për arrestimin e fundit, por më herët ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin udhëtimet nëpër Serbi për shkak të rrezikut të ndalimeve të paqarta dhe të motivuara politikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy