Spanja shmang realitetin e Kosovës, përdor termin “Territori i Kosovës”

by engel

Një postim i Kombëtares U21 të Spanjës ka ngjallur reagime në Prishtinë, pasi për paralajmërimin e ndeshjes së sotme ndaj Kosovës është përdorur termi “Territori i Kosovës”, në vend të emrit zyrtar të shtetit.

Në grafikun e publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit shkruhej: “Territori i Kosovës – SPANJA”. Megjithatë, krahas këtij përcaktimi, është vendosur edhe emblema zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila njihet nga UEFA dhe FIFA.

banner

Ky veprim shihet si një kontradiktë në qasjen e Spanjës: nga njëra anë refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër përdor simbolet zyrtare të saj në kuadër të garave ndërkombëtare.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U21 do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy