Vedat Muriqi me fjalë të mëdha në postimin pas fitores ndaj Suedisë

by Nexhat

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka bërë një postim të fuqishëm pas fitores ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova mori një fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

banner

Kjo fitore e Dardanëve erdhi pas një paraqitje të përkryer nga të gjithë lojtarët, teksa golat u shënuan nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi në pjesën e parë

Është pikërisht sulmuesi prizrenas, Muriqi, i cili ka bërë një postim të fuqishëm në postimin e tij në profilin privat Instagram.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi Muriqi në postimin e tij.

Këto fjalët të Muriqit përshkruajnë në mënyrën më të mirë paraqitjen e gjithë ekipit të Kosovës në fitoren më të madhe ndonjëherë të ekipit kombëtar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy