Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, LDK s’do bashkëpunim me VV-në

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ishte mysafir në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova.

Në Klan Kosova u diskutua për shumë tema të aktualitetit politik, në mesin e tyre edhe një bashkëpunim i mundshëm me LDK-së dhe VV-së.

banner

Abdixhiku ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.

Ai tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”, tha ai.

“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët që është gjithçka që sot Lëvizja Vetëvendosje bën”, theksoi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy