Gjermania ka arritur të eliminojë Slloveninë në çerekfinale të Eurobasketit, pas një superdueli. Pancerët fituan 99-91 me një super çerek të katërt të cilin e fituan 29-17.
Sllovenia e nisi më mirë takimin, duke dominuar çerekun e parë, mirëpo Gjermanët ngritën nivelin e lojës nga çereku i dytë e tutje, .
Më të mirët në këtë fitore ishin Franz Wagner me 23 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, derisa Dennis Schroder kontribuoi me 20 pikë, 3 kërcime e 7 asistime.
E pamjaftueshme ishte performanca e shkëlqyer e Luca Donçiqit me 39 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Gjermania do të përballet me Finlandën në gjysmëfinale, derisa dueli tjetër në këtë fazë luhet mes Greqisë e Turqisë

