Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për fushatën zgjedhore, sot pata nderin të takohem me një figurë të respektuar të historisë sonë të re – veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.
I plagosur gjatë luftës dhe i njohur si një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës, Nazmiu përfaqëson një brez që sakrifikoi gjithçka për lirinë tonë.
Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh për mua dhe ekipin tim. Mbështetja që na dha sot nuk është thjesht një përkrahje politike, por një dëshmi se puna e ndershme dhe përkushtimi institucional gjejnë jehonë edhe te ata që kanë dhënë më shumë për këtë vend.
Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmi Drenica shprehu mbështetjen për vizionin tonë për Lipjanin – një vizion që ndërtohet mbi punë konkrete, respekt për historinë dhe angazhim për të ardhmen. Ky takim më kujtoi se çdo hap që hedhim në shërbim të qytetarëve është edhe një nderim për ata që na dhanë mundësinë të ndërtojmë paqen.