Lirohet kameramani Jetmir Muji – AGK: Mbajtja ishte e jashtëligjshme dhe arbitrare

by informim peje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se kameramani Jetmir Muji është liruar pas disa orësh mbajtjeje në Stacionin Policor Qendër.

Sipas AGK-së, Muji është ndaluar dhe mbajtur pa ndonjë sqarim të qartë, ndërsa lirimi i tij është urdhëruar nga një prokuror pas dhënies së një deklarate.

banner

“Pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit”, thuhet në njoftim.

AGK e ka cilësuar arrestimin dhe mbajtjen e tij si të jashtëligjshme dhe arbitrare, duke kërkuar përgjegjësi nga Policia e Kosovës për, siç thuhet, abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy