Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë me Francën.
Sulmuesi i Real Madridit realizoi golin e tij të 52-të me fanellën e “Gjelave”, duke tejkaluar Thierry Henryn në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares franceze.
Mbappe shënoi në minutën e 45-të të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Islandës, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të Francës.
Goli tjetër u realizua nga Bradley Barcola në minutën e 62-të, ndërsa për mysafirët shënoi Andri Gudjohnsen.
Me këtë gol historik, Mbappe ngjitet në vendin e dytë të listës së golashënuesve të Francës, duke lënë pas Henryn. Para tij qëndron vetëm Olivier Giroud, i cili ka pesë gola më shumë.
Në formën e tij aktuale dhe duke marrë parasysh moshën e re, duket vetëm çështje kohe që Mbappe të rrëzojë edhe rekordin e Giroud dhe të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Francës

