Peja pret kampionët: Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos

by jonzefaj

Federata e Xhudos e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se më 13-14 shtator 2025 do të organizojë Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Senior dhe Ekipore, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në rajon.

Eventi do të mbahet në Sallën e Sportit “Karagaç” në Pejë, ku Kosova për të tretin vit me radhë si nikoqire e këtij Kampionati, këtë vit mirëpret rreth 10 shtete pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Moldavia, Rumania, dhe Turqia.

banner

Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, 13 shtator 2025, do të mbahen garat individuale me kategoritë:
Meshkujt -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg;
Femrat -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg.

Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00. Ceremonia e hapjes do të jetë në ora 15:30.
Blloku final fillon në ora 16:00.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik, 14 shtator 2025, do të mbahen garat ekipore, Mixed Team.

Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy