Vuçiç paralajmëron sfida rreth Kosovës: Aleancat ushtarake po rrisin presionin ndaj Serbisë

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se vendi i tij do të përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha në raport me Kosovën, për shkak të aleancave të reja ushtarake që po formohen në rajon.

Në një intervistë për televizionin “Prva”, ai ka shprehur shqetësimin për sigurinë kombëtare të Serbisë, duke përmendur konkretisht aleancën Tiranë–Prishtinë–Zagreb dhe një tjetër të re mes Zagrebit dhe Lubjanës.

banner

Sipas Vuçiçit, këto zhvillime nuk përfshijnë Austrinë, e cila mbetet neutrale, por janë të orientuara ndaj Serbisë. Ai ka shtuar se ka pritshmëri që edhe Bullgaria t’i bashkohet kësaj strukture, duke cituar deklaratat e përsëritura të ministrit kroat të Mbrojtjes.

Presidenti serb ka kritikuar mungesën e reagimit nga institucionet evropiane, duke theksuar se Serbia nuk ka marrë asnjë shpjegim për motivet e krijimit të këtyre aleancave. Ai ka rikujtuar se Kosova nuk njihet si shtet nga disa vende anëtare të NATO-s dhe BE-së, por kjo nuk ka penguar zhvillimet aktuale.

Vuçiç ka theksuar se prioriteti i qeverisë së tij mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ai ka deklaruar se investimet në ushtri nuk kanë për qëllim nxitjen e konfliktit, por parandalimin e çdo kërcënimi të mundshëm.

“Vetëm në paqe mund të ecim përpara. Duhet të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy