Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Stacionin Policor të Pejës, ku është përfshirë një dhomë e ndalimit. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i policisë rajonale, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20. Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga njësia e zjarrfikësve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe dëme të tjera.
Autoritetet kanë njoftuar se për detaje të mëtejshme do të informojnë publikun në kohë. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.