AGK: Xhirimet nuk përfshinin vajzat e presidentes – Prokuroria s’gjen shkelje në rastin e kameramanit

by informim peje

Sipas AGK-së, në pamjet e publikuara nuk shihet asnjë fëmijë dhe as vajzat e presidentes, por vetëm dy automjete të Mbrojtjes së Afërt, njëra prej tyre e blinduar.

Xhirimet janë realizuar nga rruga, pra në një hapësirë publike. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit, Rrahim Podvorica, i cili urdhëroi lirimin e Mujit.

banner

“Mua, kur më kanë njoftuar, ma kanë shpjeguar gjendjen. Më kanë thënë që këtu nuk ka vepër penale, sepse e ka bërë incizimin në vend publik. Në këto rrethana unë iu kam thënë që ta lirojnë personin në fjalë. Për momentin nuk ka pasur elemente që të hapet rast”, tha Podvorica për KALLXO.com.

AGK-ja ka dënuar mbajtjen e paligjshme për disa orë të kameramanit nga Policia e Kosovës dhe ka njoftuar se do të kërkojë hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Po ashtu, organizata ka dënuar fuqishëm sulmet e presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, ndaj mediave pas raportimit të rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy