Gresa Bakraçi përfaqëson Kosovën në Botërorin e Atletikës ‘Tokio 2025’

by Nexhat

Atletja kosovare, Gresa Bakraçi, do të mbajë flamurin e Kosovës në Kampionatin Botëror të Atletikës, që zhvillohet në Tokio të Japonisë nga 13 deri më 21 shtator.

Bakraçi do të garojë në disiplinën 1500 metra, me garën e parë që e pret më 13 shtator. Shpresat janë që ajo të ketë një paraqitje dinjitoze dhe të arrijë deri në fazën gjysmëfinale të këtij kampionati prestigjioz.

banner

Në këtë ngjarje madhore, Gresës i janë bashkuar edhe përfaqësues të Federatës Atletike të Kosovës (FAK): Halil Sylejmani, kryetar i FAK dhe Arta Kelmendi, anëtare e Kryesisë së FAK.

Të dy do të marrin pjesë gjithashtu në Kongresin e 55-të të Atletikës Botërore (World Athletics Congress), i cili do të zgjasë tre ditë dhe konsiderohet një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e atletikës botërore, por edhe për zhvillimin e saj në Kosovë.

Kosova do të jetë kështu pjesë aktive e garave dhe vendimmarrjeve më të larta të atletikës botërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy