Grupi Multietnik kundërshton ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese

by engel

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe deputeti Elbert Krasniqi, në një konferencë për media të mbajtur në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të mos marrë për bazë ankesën e paraqitur nga Lista Serbe.

Sipas Krasniqit, pranimi i kësaj ankese do të rrezikonte balancin institucional të përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë në Kuvend dhe do të cenonte funksionalitetin demokratik të institucioneve.

banner

“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe,” deklaroi Krasniqi.

Grupi Multietnik ka theksuar se përfaqësimi i drejtë dhe funksionaliteti i institucioneve duhet të mbrohen nga çdo përpjekje për bllokim politik, duke apeluar për një interpretim kushtetues që ruan parimet e barazisë dhe përfshirjes.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim, ndërsa zhvillimet e mëtejshme do të jenë vendimtare për ecurinë e përfaqësimit parlamentar dhe stabilitetin institucional në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy