Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by Nexhat

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Teksa largohej nga Pallati i Kongreseve ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Manastirliu tha se është besim dhe përgjegjësi e madhe detyra e re që i është ngarkuar

banner

“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës nisjen e procedurës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 11 shkurt, ndërsa dje, SPAK dërgoi dosjen për gjykim duke përpiluar 13 akuza për të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy