Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, lokalisht në formë rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Për shkak të prurjeve të pluhurit saharian, reshjet pritet të jenë të përziera me baltë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lartë në momente të caktuara, duke arritur shpejtësi prej 20 deri në 65 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26°C.