Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm për Kuvendin e Shqipërisë, duke sugjeruar uljen e numrit të deputetëve në 101, nga 140 që janë tani.

Ky propozim u bë gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama theksoi se pas më shumë se tri dekadash, ka ardhur koha për një cikël të ri reformimi dhe riorganizimi të institucioneve të shtetit, përfshirë Kuvendin.

banner

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime.

Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy