Sekretet e oqeanit: Studiuesit kinezë zbulojnë një botë të fshehtë nën ujë

by informim peje

Thellësitë e oqeaneve vijojnë të fshehin sekrete të mëdha, dhe një prej tyre sapo është zbuluar nga studiuesit kinezë.

Bëhet fjalë për një sistem hidrotermal gjigant në fund të Oqeanit Paqësor, i quajtur Kunlun, i cili nuk njihej më parë dhe që mund të ndihmojë në kuptimin e origjinës së jetës në Tokë.

banner

Sistemi është gjetur në verilindje të Papua Guinesë së Re dhe përbëhet nga 20 kraterë të mëdhenj, ku më i madhi arrin deri në 1.800 metra gjerësi dhe 130 metra thellësi.

Studiuesit e kanë përshkruar si tuba nga të cilët çlirohen sasi të mëdha hidrogjeni, element ky që mund të ushqejë jetën që lulëzon në këtë mjedis ekstrem.

Kunlun i ngjan fushës hidrotermale të njohur në Oqeanin Atlantik, të quajtur “Qyteti i Humbur”, por është shumë më i madh në përmasa: mbulon 11 kilometra katrorë, qindra herë më shumë se Qyteti i Humbur, sipas revistës Science Advances.

Ajo që i ka habitur më shumë studiuesit është diversiteti i madh i jetës së thellësive që është vërejtur aty: langosta, anemone, karkaleca e shumë specie të tjera që mbijetojnë falë kimiosintezës – proces që përdor substanca kimike si hidrogjeni për të prodhuar energji dhe ushqim, në mungesë të dritës së diellit.

Ky zbulim i rrallë jo vetëm që na ndihmon të kuptojmë më mirë botën tonë të fshehtë nën ujë, por gjithashtu hap horizonte të reja për të imagjinuar forma jete përtej planetit tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy